Në heshtje të plotë, stafi akademik dhe studentët e këtij universiteti ndezën qirinj dhe vendosën lule në qendër të qytetit. Rektori i universitetit të Gjirokastrës, Gëzim Sala, tha se ngjarja e ditës së djeshme na ka shokuar të gjithëve për përmasat e aksidentit. “Kjo ngjarje duhet të na shërbejë si një apel për strukturat përkatëse, për të rritur në maksimum masat për sigurimin e jetës në lëvizjen me transportin publik”, tha Sala, duke përcjellë ngushëllimet e sinqerta në emër të stafit akademik dhe studentëve të Gjirokastrës, familjarëve të viktimave, pedagogëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, si dhe duke uruar shërim të shpejtë të të lënduarave të këtij aksidentit tragjik.


