Shkodër | Qirinj për viktimat e aksidentit të Himarës

alt

Krahas mbajtjes një minutë heshtje, në hyrje të Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u ndezën qirinj dhe u vendosën lule të freskëta. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin mbi vdekjen tragjike, si dhe plagosjen e studenteve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, në aksidentin tragjik që ndodhi në Himarë. Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i bashkohet dhembjes së madhe, pikëllimit të papërshkrueshëm me fjalë, që pushton sot zemrat e familjarëve, por edhe të mbarë shqiptarëve.”, theksoi në një prononcim për mediat rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Artan Haxhi. Haxhi shtoi më pas se “në këtë ditë zie që ka përfshirë universitetet dhe mbarë vendin, studentët dhe pedagogët tanë, në këtë ditë dhimbjeje, zie mbarë kombëtare, bashkohemi me të gjithë qytetarët e Elbasanit, me qytetarët e rretheve të tjera të cilët humbën njerëzit e tyre të dashur, bashkohemi me familjet e tyre, me kolegët tanë të Elbasanit, duke i shprehur dhimbjen tonë”.

Advertisement