Gjinushi i vetëm në 21 Qershor, PS me 39 aleatë

Aleati i të majtëve Skënder Gjinushi do të garojë i vetëm në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit.
Po ashtu, mësohet se e majta do të shkojë në zgjedhje me 39 parti.
Lista me aleatët do të dorëzohet këtë të mërkurë zyrtarisht në KQZ, në limitet e afatit për regjistrimin e koalicionit.
Veç bashkëpunëtorëve besnikë, e majta në këto zgjedhje ka marrë edhe aleatë të së djathtës, siç ishte Shpëtim Idrizi i PDIU-së, marrëveshja me të cilin është edhe për bashkëqeverisje, ish-presidenti Bamir Topi i FRD-së, Nard Ndokën e PDK-së dhe Zef Bushatin ADK.

Advertisement