Javë më parë, reperi Gjiko bashkë me të dashurën e tij, moderatoren Elita Rudi kanë pushuar në ishujt Maldive.

Gjatë pushimeve, Gjiko dhe Elita postuan një video ku shfaqej reperi duke peshkuar dhe duke nxjerrë një peshkaqen në rërë. Kjo video ka ngjallur reagimin e një zhytësi profesionist në Maldive, Shaff Naeem i cili ka postuar videon dhe shprehet i irrituar për faktin që reperi shqiptar ka bërë një veprim të tillë pasi peshkimi i peshkaqenëve në ishujt Maldive është i ndaluar.

Advertisement

“Një video e reperit të famshëm nga Kosova Gjiko i cili ka peshkuar një peshkaqen dhe e ka hedhur në rërë, më vonë ka bërë foto me të dhe i ka postuar në Instagram për të treguar sa ‘i suksesshëm’ ka qenë. Ju lutem shpërndani këtë video sa më shumë që të mundeni sepse ai po bllokon çdo person që i komenton në Instagram”, ka shkruar Shaff Naeem.

I told my bebi qe skem mu perla ndeti ?

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on