Një tjetër gjobë rekord është vendosur nga BE, ndaj një kompanie Amerikane. Më e madhja e vendosur ndonjëherë ndaj nje kompanie Amerikane që operon në rajon.
Komisioni Europian, ka argumentuar se gjigandi i U.S, u ka mohuar të drejtën konsumatorit për një zgjedhje të ndershme të produkteve, duke i drejtuar ata në mënyrë të pandershme në drejtime të caktuara sipas interesave të Google.
“Ajo që Google ka bërë është e paligjshme sipas rregullave të antitrustit të BE”, tha Margrethe Vestager, zyrtari më i lartë i antitrustit të bllokut. “Ajo u mohoi kompanive të tjera mundësinë për të konkurruar në merita dhe për të sjellë risi. Dhe më e rëndësishmja, u mohoi konsumatorëve evropianë një zgjedhje të vërtetë të shërbimeve dhe përfitimet e plota të inovacionit”.
Google tha në një deklaratë se përpiqet të tregojë reklama në mënyra që janë të dobishme për blerësit dhe shitësit.
“Ne me respekt nuk pajtohemi me konkluzionet e shpallura sot,” tha një zëdhënës i Google. “Do të shqyrtojmë hollësisht vendimin e Komisionit ndërkohë që po konsiderijmë një apel dhe ne presim me padurim të vazhdojmë ta bëjmë gati çështjen nga ana jonë”.
Komisioni tha se Google ka vepruar në mënyrë të paligjshme duke u dhënë përparësi vendosjes në rezultatet e kërkimit, shërbimit të saj të blerjeve, ndërsa duke ulur rezultatet nga rivalët në zona ku blerësit potencialë kishin më pak gjasa të klikonin.
BE mund të gjobisë Google deri në 10% të shitjeve të saj vjetore, ose rreth 9 miliardë dollarë.
Gjobë prej 2.7 miliardë dollarësh përfaqëson pak më shumë se 2.5% të të ardhurave të Google vitin e kaluar dhe Alphabet, pronari i Google, kishte cash 92.4 miliardë dollarë në fund të muajit mars.
Vestager tha se konkurrentët e Google mund të kërkonin kompensim në gjykatat kombëtare brenda BE. Ajo tha se qindra kompani, duke përfshirë disa me bazë në SHBA, u ankuan për mënyrën se si Google shfaqi shërbimin e saj të blerjeve.
Aksionet në Alphabet kanë rënë me 1.2%.
Gjoba e së martës ja kalon dënimit të mëparshëm të antitrustit të BE-së prej 1.06 miliardë eurosh (1.2 miliardë dollarë) të vendosura ndaj Intel në 2009. Intel ka luftuar për ta përmbysur atë vendim që nga ajo kohë.
Dhimbja e kokës e Google ndaj rregullatorëve në Evropë nuk përfundon duke rikujtuar edhe rastin e blerjeve online, që daton në 2010.
BE gjithashtu ka akuzuar titanin e Silicon Valley për abuzimin e pozitës së saj të tregut duke imponuar kufizime ndaj prodhuesve të pajisjeve Android dhe operatorëve të rrjeteve mobile.
Po heton edhe shërbimin e vendosjes së reklamës së kompanisë, AdSense.
Firmat amerikane janë nën shqyrtim më të madh në Evropë për çështjet që lidhen me tatimin dhe konkurrencën.
Apple (AAPL, Tech30) është duke luftuar një kërkesë evropiane që të paguajë 13 miliardë Euro (14.7 miliardë dollarë) në taksat të prapambetura ndaj qeverisë irlandeze.
Facebook (FB, Tech30) është gjobitur nga rregullatorët antitrust në muajin maj për mashtrim ndaj zyrtarëve mbi marrjen në pronësi të WhatsApp. Të njëjtin muaj, Amazon (AMZN, Tech30) ra dakord të ndryshoj marrëveshjet e saj të shpërndarjes me botuesit e librit për të adresuar shqetësimet antitrust të ngritura nga Komisioni.
Dhe në fillim të qershorit, zyrtarët e antitrusteve nisën hetime në pretendimet se Nike (NKE) mund të ketë shkelur ligjet e BE duke kufizuar mënyrën se si tregtarët mund të shesin mallra të licencuara. Universal Studios Comcast (CCV) po hetoet për të njëjtën arsye.
Vestager hodhi poshtë çdo sugjerim të paragjykimeve antiamerikane, duke u thënë gazetarëve të martën se një analizë e hetimeve që ka nisur departamenti i saj ka gjetur se kompanitë e SHBA nuk ishin duke u shënjestruar në mënyrë joproporcionale.