Gjermani – Kallas, keni bërë progres në fushën e transportit

Një fakt të tillë komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, Sim Kallas, ia bëri me dijeni ministrit shqiptar të Transporteve, Sokol Olldashi në Leipzig të Gjermanisë, ku ishin të ftuar në Forumin Ndërkombëtar të Transportit. Ministri Olldashi gjatë bisedimeve kërkoi mbështjen e Kallas për ngritjen e selisë së Traktatit të Komunitetit të Transportit për Europën Juglindore, në Tiranë. Por një pikë tjetër e rëndësishme e bisedimeve ishte dhe kërkesa që marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Italinë, të shtrihej në nivel komunitar, me qëllim eliminimin e bisedimeve bilaterale me secilin shtet për këtë çështje. Kallas u angazhua që të shqyrtonte hapësirat ligjore që ky proces të realizohet. Gjithashtu, komisioneri i Bashkimit Europian për Transportin, Kallas përshëndeti politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare në qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si një nga komponentët kryesor në procesin e integrimit dhe zhvillimit të ekonomisë së Shqipërisë, si dhe vlerësojë rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -