Lista është e përpunuar nga Schindler në 18 Prill 1945 dhe arriti të shpëtonte jetën e 801 punonjësve çifutë. Ky dokument i përpunuar në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore është pronësi e autorit australian të librit “Arka e Schindlerit”. Është një format i përbërë nga 13 faqe, me një letër të zverdhur në të cilën janë të shtypura emrat dhe kombësitë e 801 punonjësve çifutë që punonin për Schindler në një fabrikë në Krakovia. Industrialisti gjerman i tmerruar nga sjellja e nazistëve me çifutët mundi t’i bindë ata se punonjësit e tij ishin të domosdoshëm për fabrikën e kështu mundi t’i shpëtonte jetën nga kampet e përqendrimit. Kjo listë shërbeu dhe si argument në filmin e Steven Spielberg “Lista e Schindler-it”.