Aktivistët meksikanë, të zemëruar për shkak të një rritjeje prej 20 për qind të kostos së karburanteve kërkuan dje për një përshkallëzim të protestave në fundjavë, ku si pasojë vdiqën gjashtë persona dhe 900 të tjerë u arrestuan.

Në mesazhet e shkëmbyera në rrjetin social WhatsApp, protestuesit kanë planifikuar një protestë të madhe për sot në sheshin qendror të Meksiko Siti, Zocalo, si dhe në qytete të tjera.

Advertisement

Aktivistët në Guadalahara, në shtetin perëndimor të Haliskos, bënë thirrje në Facebook për një protestë që do të zhvillohet nesër.

Organizatorët bënë thirrje për protesta paqësore, ndërsa autoritetet lokale planifikojnë të rrisin praninë e policisë në prag të gjashtë ditëve të demonstratave, që kanë përfunduar gjithnjë në trazira, duke qenë se të premten pasdite të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 janë raportuar të plagosur në trazira si dhe kanë ndodhur grabitje në të gjithë vendin, që kur filloi të mërkurën pas disa ditësh protestash paqësore.