Gigit i “vjen në majë të hundës” me akuzat se lidhja me Zayn nuk është e vërtetë (Foto)

Supermodelja këtë herë e ka seriozisht…

Ajo dhe Zayn Malik janë rikthyer sërish bashkë në prill, pas ndarjes së shkurtër (pasi, oh, duhen kaq shumë). Gjithsesi këtë herë nuk postojnë shumë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale (kryesisht Instagram), madje Zayn nuk i ka bërë ende “follow”, por kjo se ka ndaluar rilidhjen e tyre të jetë e shëndetshme.

Advertisement

Gjithsesi njerëzit po flasin shumë për këtë fakt, madje kanë arritur deri aty sa të hapin llogari në Instagram për të gjetur lloj-lloj faktesh që vërtetojnë se lidhja e tyre nuk është e vërtetë.

“Është thjesht negative”, shkruan ajo. “Nuk kam asnjë hatërmbetje ndaj jush, thjesht e di sa botë e bukur është aty jashtë (Instagramit), në vend që të analizosh një lidhje mes dy njerëzve që nuk i njeh dhe nuk i sheh 99% të kohës.

Modelja vazhdoi duke shkruar se nuk është nevoja që Zayn t’i bëjë “follow” pasi ai ka sytë e saj tatuazh në kraharor.

Pra, thënë shkurt, lëreni modelen dhe këngëtarin të qetë, dhe gjeni diçka tjetër, më pozitive dhe frymëzuese për t’u marrë.