Këtë javë Gigi na tregoi aftësitë e saj në boks, në fotot për kalendarin “Love”.
Por, ajo vazhdon të mbajë veshjen e saj sportive dhe për festimet e pushimeve në Nju Jork, si pjesë e punës së saj si ambasadore e Reebok. Modelja 22-vjeçare shfaqet me veshjet e firmës dhe një kapuç Babagjyshi të personalizuar. Modelja tregoi gjithashtu se ajo vazhdon akoma të shkruaj kartolina me dorë dhe i ruan të gjitha ato që i dërgohen.
“Unë i shkruaj kartolinat vetë çdo Krishtlindje. Gjithmonë i kujtoj kartolinat të shkruara me dorë. Mbaj çdo të tillë që më dërgon kushdo, dhe kanë mjaft domethënie për mua”, ka thënë Gigi.