Gigi Hadid habit ndjekësit me deklaratat e fundit

Modelja 24-vjeçare Gigi Hadid është shprehur gjatë për jetën e saj personale në intevistën më të fundit të dhënë për revistën “i-D”.

Hadid u shpreh se fillimet e saj si modele nuk kanë qenë aspak të lehta pasi i kanë thënë hapur se “nuk ka trup” për pasarela. Ajo pëmendi faktin se ishte Jean Paul Gaultier i cili i dha mundësinë të sfilojë në vitin 2005, duke i hapur Gigi-t rrugët drejt suksesit.

Megjithatë modelja e njohur u shpreh se nuk e sheh veten gjatë në botën e modelingut. Hadid ka theksuar se në një të ardhme ka ndërmend të bëhet nënë dhe të heqë dorë nga modeling.

Kjo deklaratë e modeles ka shkaktuarmjaft reagime në rrjete sociale, pasi vetëm pak kohë më parë ajo dhe i dashuri i saj Zayn Malik janë kthyer sërish bashkë. Duket se gjërat për çiftin po marrin një tjetër kthesë.

/ Opinion.al/