Janë motra të famshme, bëjnë të njëjtën punë, por njëra paguhet 3.5 milion dollarë më shumë se tjetra.
Po flasim për dyshen e njohur të pasarelave ndërkombëtare, siç janë motrat Gigi dhe Bella Hadid. Me kontrata pune të programuara për disa vite me radhë, motrat simpatike kanë dëshmuar se jo vetëm janë protagonistet e fushatave publicitare në botë, por janë edhe shumë të pasura.
Sipas revistës “Forbes”, e cila ju referohet fitimeve të tyre, Bella është paguar afro 6 milion dollarë vitin e kaluar, çka konsiderohet një shifër shumë e mirë për një supermodele, ndërsa Gigi Hadid fiton 9.5 milion dollarë.
Por, çfarë e bën njërën më të preferuar se tjetrën, edhe pse motrat e famshme bëjnë të njëjtën punë?! Zërat thonë, se Gigi është një fytyrë më popullore dhe shumë më e dashur për publikun, se motra e saj Bella! Kjo s’ka se si të ketë dyshime, sepse shifrat flasin vetë!
Por pavarësisht të gjithave modelja më e paguar në botë vazhdon të jetë Kendall Jenner. Ajo fiton plot 22 milion dollarë nga modelingu.