Shumë vajza modele pasi martohen, lënë pas karrierën e tyre dhe shndërrohen në shtëpiake.

Këtë herë bëhet fjalë për partneren e yllit të futbollit Cristiano Ronaldo, modelen Georgina Rodriguez, e cila ka postuar një foto në rrjetin social Instagram së bashku me tre fëmijët e saj të vegjël.

Advertisement

Georgina dy muaj më parë solli në jetë fëmijën e parë me yllin e futbollit, e cila quhet Alana Martina. Por modelja 24-vjeçare është nënë edhe e tre fëmijëve të tjerë të CR7, të lindur nga nëna surrogate, binjakëve Eva dhe Matteo, dhe CR7 Junior.

Çifti i famshëm ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të mesazheve të publikuara nga supermodelja Rhian Sugden, me të cilën Ronaldo mendohet se ka tradhtuar partneren e tij aktuale.