George Clooney po shijon ditët më të bukura të jetës. Aktori i famshëm duket shumë i lumtur pasi është bërë baba nga martesa me Amal Clooneyn.
Pak muaj pasi u bënë prindër të binjakëve, Ema dhe Alexander, çifti i famshëm janë parë në Itali së bashku me një çift tjetër, duke darkuar.
Të thjeshtë në dukje, George dhe Amal kanë shkëmbyer një puthje publike, e cila nuk ka shpëtuar nga vëmendja e fotografëve që kanë pritur këtë moment.