George Clooney dhe Amal, planifikojnë adoptimin e një fëmije

Amal Clooney duket se po mendon për një fëmijë të tretë. Revista angleze ‘Heat’, raporton se pas binjakëve Ella dhe Alexander, të lindur në 7 qershor 2017, George dhe Amal Clooney do të bëjnë një adoptim.

Gazeta citon burime pranë çiftit, sipas të cilëve vendimi tashmë është marrë dhe Amal mezi po pret të ketë një tjetër vajzë.

Sipas të njëjtin burim, zgjedhja për të bërë një adoptim varet nga shumë faktorë. Ndër të tjera, Amal i ka bërë vonë fëmijët e saj dhe tani nuk e ndjen të ketë të tjerë fëmijë biologjikë.  Por gjithashtu është edhe një arsye humanitare. Çifti- raporton e përditshmja- është prej kohësh i impenjuar për të ndihmuar ata që vuajnë dhe për ta t’i japin një shtëpi një fëmije në nevojë ka një rëndësi të veçantë. /ATA/