Lindja në spital i dukej e mërzitshme, mësuesja e lind fëmijën në… (Foto)

Një histori sa e rrallë aq edhe e çuditshme ka ndodhur në Kaliforni, aty ku një mësuese e jogës ka vendosur të thyejë rregullat e një lindje normale, duke sjellë në jetë të voglin e saj në natyrë, në kushte aspak komode, krahasuar me ato të një materniteti.

Për më tepër 23-vjeçarja Hannah Taylor dhe bashkëshorti i saj janë kujdesur që të ruajnë si kujtim dhjetëra fotografi që tregojnë lindjen e djalit të tyre Koa në një govatë me ujë në mes të asgjëkundit.

Advertisement

Hannah ka treguar për mediat se çfarë e shtyu të bënte këtë lloj lindje, duke thënë se ajo është rritur me tregime të frikshme rreth lindjes natyrale, e kur ishte shtatzënë u bind se ia vlente të sfidonte çfarë kishte dëgjuar.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Tyler Couchman, pa asnjë ndihmë mjekësore realizuan lindjen e çuditshme, duke mbajtur premtimin.

Djali i tyre, i cili është aktualisht 3 muajsh erdhi në jetë me shëndet të plotë ndërsa fotot e shkrepura nga mikesha e tyre Shea Zamarra po bëjnë xhiron e rrjetit. /GazetaShqip/