Shfaqja “Boeing Boeing” që po jepet ditët e fundit në Teatrin Eksperimental po sheh një sukses të padiskutueshëm.

Dhe sigurisht që kureshtja për prapaskenat apo të pathënat e kësaj shfaqeje janë të shumta. Për këtë arsye, një nga pikat në të cilat u ndal aktori dhe moderatori, Gent Zenelaj në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, ishte pikërisht “Boeing Boeing”. Ai tregoi shkurtimisht fabulën e shfaqes në të cilën përfshihen dhe tre stiuardesa, që janë të dashurat e shokut të tij të ngushtë, por që përfundon duke i provuar dhe personazhi i Gentit, Roberti. Njëra nga stiuardesat ka linjën e Amerikës, tjetra të Gjermanisë, ndërsa e fundit ka linjën e Francës.

Advertisement

Duke marrë parasysh që gjatë shfaqjes Genti i puth të treja vajzat, papritur na vjen në mendje deklarata surprizuese e aktorit të famshëm Gerard Butler, i cili kur u pyet se kush puthte më mirë mes Angelina Jolie dhe Jennifer Aniston, ai zgjodhi këtë të fundit.

Dhe mesa duket duke dëgjuar fabulën e shfaqjes “Boeing Boeing”, kjo i ka ardhur në mendje dhe njërës prej dëgjueseve, e cila nëpërmjet mesazheve në emisionin “Chaud Patate” pyeti Gentin se kush nga tre stiuardesat puthte më mirë. Dhe Genti na surprizoi me përgjigjen e tij, ashtu si Butler! Me të qeshur ai zgjodhi amerikanen, e cila luhet nga kaçurrelsja Linda, por që në shfaqe personazhi i Robertit mori për grua gjermanen.

“Puthte më mirë amerikania, Linda domethënë. Por, unë marr për grua gjermanen kështu që Linda do të mbetet ajo ‘e dashura sekrete’”,- tha Genti në Energy Radio.

Këtë fragment mund ta dëgjoni në minutën 1:06:00 të emisionit.