Aktori shqiptar Gent Bejko ka marë rolin e parë në film premtues, duke qenë pjesë e kastës së aktorëve për filmin “Mother”, bashkë me aktorët e njohur botërorë si: Jennifer Lawrence, Michelle Pfeiffer, Javier Bardem dhe shumë aktorë të tjerë.

Për këtë rol ka njoftuar vetë Gent Bejko me anë të një postimi në Facebook:”Ups, I did it again .It’s comming (Ja dola përsëri.Po vjen)” ka shkruar ai.

Advertisement

Gjithashtu ai është shprehur i lumtur që është pjesë e këtij filmi që për regjisor ka Darren Aronofsku, film i cili është i zhanrit triller- horror dhe flet për jetën e një çifti.

Sipas faqes zyrtare të këtij filmi në imdb, bëhet e ditur se filmi do të dalë me premierë në vjeshtën e këtij viti.