Gazeta “Përpara” nga Partia Socialdemokrate në Gjermani ka publikuar së fundi një artikull lidhur me Ilir Metën dhe LSI-në.

Ky artikull, që më vonë është shpërndarë edhe nga figura të LSI-së, ka përshkruar ecurinë e partisë së Ilir Metës dhe rrugëtimin e tij personal. Ai gjithashtu ka vlerësuar pjesëmarrjen e shumtë të rinjve në parti, element që i garanton sukses dhe jetëgjatësi.

Advertisement

“Në Shqipëri, LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta, mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron te rinia e partisë. LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, europian dhe social”, – shkruhet në artikull.

Ndërkohë nuk është lënë pas në shkrim as fakti që kryeparlamentari Meta ka një gjendje të mirë ekonomike dhe se ka bërë edhe gabime në karrierën e tij politike. “Sigurisht, multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë…” – ka përfunduar artikulli. /Blitz.al/