Gati për fëmijë

Presidenti francez Nicola Sarkozy dhe bashkëshortja Carla Bruni po mendojnë të kenë një fëmijë së bashku. Konfirmimin e jep dhe miku i tyre i ngushtë milioner Jacques Seguela, i cili dhe i ka prezantuar në Shkurt 2008. “Nicola dhe Carla duan të kenë një fëmijë. Carla e ka shprehur disa herë këtë dëshirë, përndryshe nuk do kisha thënë asgjë. Tashmë të gjithë e dinë. Janë një çift i ri dhe si të tjerët do donin të nisnin familjen e tyre”,‐ ka thënë ai. Sarkozy është 54 vjeç dhe Carla 41, ndaj nuk e dime se sa të rinj mund t’i konsiderojmë, gjithsesi në ditët e sotme janë të rinj mjaftueshëm për të pasur fëmijë. Por ka dhe një arsye tjetër që e shtyn çiftin të ribëhen prindër.Thuhet se Sarkozy do të ketë një fëmijë tjetër, pasi mund t’a ndihmonte të rizgjidhej sërish president në 2012‐ën. “Për shkak të moshës së madhe, presidenti druan se po nuk bëri një fëmijë tani, ndoshta do të jetë tepër vonë, por gjthashtu beson se një ngjarje e tillë do të ishte një kartë fituese për zgjedhjet e 2012‐ës. Kështu për këto dy arsye koha e tashme është perfekte”,‐ ka thënëj një burim i brendshëm. Kujtojmë se Presidenti francez ka 3 djem në moshat 12, 22 dhe 24 nga martesa e mëparshme dhe Carla ka një djalë në moshën 9 vjeçare. Ndoshta një vajzë do të thyente prezencën mashkullore në familjen presidenciale.

Advertisement