“E kush mund t’a imagjinonte para një viti, kur qaja në krahët e saj pasi më kish dorëzuar çmimin se sot do të kishim regjistruar një duet? Cher je më e madhja!”,- ka shkruar Gaga. Në fakt artistja i referohet pikërisht momentit gjatë MTV Video Music Awards 2010 kur Cher i dha çmimin e fituar për kategorinë Best Video of The Year. Dueti është realizuar nga vetë Gaga, titullohet THE GREATEST THING dhe është pjesë e albumit BURLESQUE të Cher, album i cili u publikua pas një pauze 10 vjeçare të saj. Nëse doni t’a rijetoni edhe një here takimin mes artisteve një vit më parë ja tek e keni në video ne mëposhtme.