Në një intervistë për Quartz, themeluesi i Microsoft, Bill Gates thotë se robotët që do të zëvendësojnë punëtorët njerëz duhet të taksohen njësoj si punëtorët.

“Sot, njerëzit që janë në punë, me të ardhura 50 mijë dollarë në një fabrikë, u tatohen të ardhurat… nëse robotët do të bëjnë të njëjtën gjë, duhet të taksohen në një nivel të ngjashëm”.

Advertisement

Gates argumenton se këto taksa, që paguhen nga pronari i robotit, apo shpikësi i tij, mund të përdoren për rikualifikimin e forcës punëtore. Ish punonjësit e fabrikave, shoferët, kasierëst, mund të punojnë në shërbimin shëndetësore, edukim, apo fusha të tjera ku ka forcë punëtore njerëzore dhe që mbetet vitale. Gates madje sugjeron se ky rregull “mund të ngadalësojë disi shpejtësinë e automatizimit”, duke patur më shumë kohë për menaxhimin e ndryshimit të gjerë.

Idea e taksimit për efikasitetin mund të jetë një anatemë për shumë mendje ekonomike konvecionale. Për dekada, linja dominuese në automatizim që punëtorët që zëvendësohen të zhvendosen në role produktive, pra, e përkthyer në një rritje ekonomike të përgjithshme.