Pas Justin Bieber, tani radhën e ka Lady Gaga (çudi si nuk i kishte shkuar në mend më parë një ekzibicion i tillë). Kjo situatë e “shëmtuar” nodhi në Barcelonë, gjatë koncertit të saj, por fatmirësisht një balerin e kuptoi situatën edhe u afrua menjëherë pranë saj në mënyrë që t’a mbulone. Artistja u mundua të mos e ndërpresë këngën prandaj dhe vazhdoi të këndojë. Por këto imazhe sigurisht që nuk mund të shpëtonin pa u filmuar nga fansat e saj, të cilët më pas i hodhën imazhet në You Tube. Por dyshimi qëndron: Lady Gaga ishte vërtetë sëmur apo luajti rolin? Në fund të fundit kur flitet për të, mund të presim gjithçka. Shihini dhe ju imazhet e gjykoni…