“Do të më pëlqente shumë të kisha një koleksion timin. Është diçka që dua t’a realizoj. Donatella është një ikonë mode dhe në shumë mënyra muzika dhe fashioni bashkohen”,‐ ka thënë Gaga. Së fundmi këngëtarja ka rrëfyer se vishet në mënyra të tilla që fansat të mund t’a ndjekin. “Kur vjen puna tek fashioni unë sjell gjithnjë në mendje fansat e mi. Ashtu sikurse vishem high fashion të paraqitura nëpër sfilata, vesh edhe gjera të blera në ndonjë dyqan vintage dhe të krijoj gjëra të cilat mund t’i realizojnë dhe fansat e mi”,‐ ka thënë Gaga.