Gaga ka kopjuar???

Monday, December 15, 2025

Por një grup ekspertësh kanë thënë se kjo nuk është thjesht një ngjashmëri duke hedhur dyshime serioze mbi origjinalitetin e këngës. Tani artistes njujorkeze nuk i mungojnë vetëm kritikat, por dhe një letër nga një studio legale. Letra ligjore vjen nga E-Tribe, dy producentë jo shumë të njohur nga ne, por shumë të njohur në Azi (për të qënë më të saktë në Korenë e Jugut). Sipas tyre banda e vajzave me emrin So Nyeo Shi Dae para disa vitesh kanë kënduar një këngë me titullin BE HAPPY, e cila sipas producentëve është identike me BORNTHIS WAY të Gaga-s. Kështu dyshja e producentëve pretendojnë se kjo këngë nuk ngjan në mënyrë të rrezikshme me këngën e Madonnës, por është një këngë e huazuar nga BE HAPPY e vajzave aziatike. Do të jetë e vërtetë? Për momentin artistja ka marë vetëm këtë letër legale  ku informohet rreth situatës, por ende nuk dihet nëse çështja do të  përfunduojë në dyert e gjykatës. Na mbetet vetëm të presim, por ndërkohë ju ftojmë të dëgjoni vetë një material që përpiqet te dokumentojë rreth plagjaturës së Gaga. A nuk ju duket se ka vërtetë ngjashmëri mes BORN THIS WAY dhe BE HAPPY?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -