Gafa në X-Factor

Tuesday, December 16, 2025

Gjatë përzgjedhjes së talenteve në mbrëmjen e parë, ai e ka cilësuar si mashkull një vajzë konkurente. Tabloidët britanikë, tani mbajnë nën “mbikëqyrje” Barlow, i cili pas gafës që bëri ka kërkuar t’a justifikojë pjesëmarrësen duke e pyetur: “Por të paktën ju keni lindur mashkull?”. Gafa ndoshta ka ardhur nga përshkrimi i hutuar që ka bërë konkurentja për të kaluarën e saj. Një anëtar i publikut ka kërkuar të mbrojë pjesëtarin e Take That duke thënë: “Vajza ishte shumë e bukur, por kishte diçka të dyshimtë rreth saj”. Gjyqtarët e tjerë të programit, midis tyre Kelly Rowland, nuk pranuan të komentojnë mbi këtë situatë. Konkurentja, pavarësisht nga sikleti e ka kaluar provën me sukses. Ndërkohë, zbulohet se Cheryl Cole është paguar 1.500.000 $ për të mos bërë më gjyqtaren në këtë talent show. Nuk dihen zyrtarisht arsyet e lamtumirës nga programi, por disa zëra thonë se kishte keqkuptim me gjyqtarët e tjerë. Ndërkohë që një tjetër burim anonim raporton: “Nuk kishte asnjë shkëndijë. Nuk ishte faji i askujt”.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -