Nuk ndodh rrallë edhe nëpër edicione të mëdha botërore që kompjuteri gabon në llogaritjen e pikëve. Duket se këtë ka bërë edhe mbrëmjen e djeshme të YFSF edhe pse çmimi, në thelb, ishte i të gjithë konkurrenteve. Pas një llogaritjeje përfundimtare të pikëve, fituesja e vërtetë e edicionit të dytë është këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila ndahet nga Valon Shehu me një pikë diferencë. Edhe pse produksioni ka shpallur fitues Valonin, në të vërtetë Trixa është ajo që e ka merituar kupën sonte në bazë të pikëve të mbledhura.
Beatrix Ramosaj është vlerësuar nga juria me 29 pikë; përkatësisht nga Olta dhe Albëria me 10, ndërsa Çani me 9 pikë. Po kështu, ajo është votuar edhe nga dy kolegë të saj, Shpati dhe Valoni, me 5 pikë secili duke shkuar në total 39 pikë. Valon Shehu, nga ana tjetër, është vlerësuar me pikët maksimale të jurisë nga Albëria dhe Çani (24), ndërsa nga Olta me 9 pikë. Bashkë me 5 pikët që ka marrë edhe nga Flaka Krelani, Valoni ka shkuar në total me 38 pikë.
Kështu, pika e vetme që bën diferencën ia ka dhënë të gjithë meritën Trixës. Produksioni, duke kërkuar ndjesë për ngatërresën, uron Trixën për fitoren e merituar.