Christina Ricci ka përdorur Twitterin për t’i treguar gjithë botës se sa e vockël është. Aq e vogël sa mund të futet në një frigorifer dhe tharëse rrobash ☺. Aktorja ka postuar foton e parë duke e shoqëruar me shkrimin: “Padyshim pantallonat mund të kishin qenë më të përshatshme për t’u futur në frigorifer, por e provova kështu gjithsesi”.
Fotoja ka frymëzuar përdoruesit e Twitterit të cilët kanë filluar të postojnë menjëherë foto të ngjashme me hashtag-un #Riccing, madje edhe Kelly Ripa & Michael Strahan janë përpjekur të futen në vende “të ngushta”… Christina postoi edhe foton ku ish futur në tharësen e rrobave me shkrimin: “Të jesh e vogël ka avantazhet e veta. Rrini në pritje për fotot e mia të rubrikës MUND TË FUTEM NË…”.
Pak më poshtë keni edhe disa foto që persona të ndryshëm kanë filluar të postojnë të frymëzuar nga Ricci. Do t’a provoni edhe ju? Jemi shumë kuriozë të shohim fotot tuaja 😉