Futbollisti i Manchester City i propozon të dashurës me një unazë me vlerë 470,000 euro

Ylli i Manchester City, Riyad Mahrez po kalon pushimet në Greqi, aty ku propozoi dhe të dashurën e tij, Taylor Ward, me një unazë diamanti të personalizuar, me vlerë rreth 470,000 euro.

Taylor Ward është vajza e ish-futbollistit të Norwich City dhe Sheffield United, Ashley Ward.

Advertisement

Në një postim në rrjetet sociale, Riyad Mahrez postoi disa foto me të fejuarën e tij ku shruante:

“Jam shumë i lumtur për gjithçka. Ti je më e mira, je ajo që më duhet përgjithmonë në jetën time.”

Nga ana tjetër, Taylor gjithashtu ndau fotot e tyre në Instagram, me një përshkrim:

“Nuk ka askënd tjetër me të cilin do të preferoja të jetoja. Mezi pres të plakemi së bashku. Të dua”.

Mahrez më parë ishte martuar për gjashtë vjet me ish-modelen Rita Johal, me të cilën ka dy vajza.