Futbolli është padyshim sporti më popullor në botë dhe nuk habitemi nëse shohim personazhe të njohur jashtë sportit duke lozur.
Por, futbollit nuk i ka shpëtuar as kancelari i Austrisë, Christian Kern, i cili ka zgjedhur një abient aspak të përshtatshëm për këtë lojë. Ai është fotografuar në zyrën e tij teksa është duke luajtur futboll. Më herët, kancelari austriak ka tërhequr vëmendjen edhe me veprimet e tij, teksa ka shpërndarë pica për një natë të tërë në Vjenë.
Epo pasioni nuk pyet ku je…