“Fast & Furious” rrezikon të shpërbëhet! Debate serioze mes dy aktorëve

Pas vdekjes së aktorit kryesor të “Fast & Furious” , Paul Walker, u duk sikur përfunduan dhe seritë e sagës së famshme.

Por, fatmirësisht kjo nuk ndodhi pasi seritë vazhduan dhe duket se do të vazhdojnë dhe për një kohë të gjatë. Megjithatë, jo çdo gjë po shkon mirë me kastin e aktorëve, dhe kjo rrezikon seriozisht që familja e madhe e “Fast & Furious” të shpërbëhet.

Advertisement

Tyrese Gibson, aktori që interpreton Roman Pearce në sagën e famshme, sulmoi në Instagram aktorin Dwayne “The Rock” Johnson, duke thënë se nëse ai kthehet për “Fast & Furious 9”, ai do të largohet nga kasti.
“Më vjen keq të njoftoj se, nëse Dwayne është në Fast9, nuk do të jetë Roman Pearce. Nëse ngatërrohesh me familjen time dhe vajzat e mija, do të merrem me tënden. Mbylli sytë, je veç një klloun.”, shkroi ndër të tjera Gibson.

Ndërkohë studio e filmave “Universal Pictures” nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me këtë postim të Tyrese Gibson.

Dwayne Johnson dhe Tyrese Gibson