Në mediat e huaja, ditët e fundit po flitet shumë për fushatën e fundit publicitare e kompanisë “H&M”, e cila ka zhgënjyer shumë njerëz, pasi në reklamën e një produkti shkruhej “Majmuni më i mirë në xhungël” dhe ky produkt ishte i prezantuar duke u veshur nga një djalë më ngjyrë.

Një seri reagimesh kanë ardhur menjëherë nga personazhet e njohur në botë, ku ndër të parët ishte këngëtari The Weekend, futbollisti Boateng, më pas Jessie Williams e cila u ndoq nga të tjerë personazhe të njohur, të cilët bojkotuan bashkëpunimin me H&M.

Advertisement

Impakti zhgënjyes i kësaj reklame ka ardhur edhe në Shqipëri ku mesa duket edhe personazhet e famshëm shqiptar kanë reaguar kundër këtij veprimi. E kemi fjalën për Rovena Stefën e cila me anë të postimit të një foto në Instastory ka publikuar qëndrimin e saj.

“Shumë turp për H&M për reklamat e reja plot racizëm! Unë i bojkotoj që sot e tutje! Kurrë nuk do blej më atje!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj.