Kjo fundjavë do të jetë me të njëjtat rregulla si e kaluara në zonat e kuqe me pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç me më shumë liridalje. Sot dhe nesër pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.
Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30, pra në momentin që pensionistët të jenë rikthyer në shtëpi. Sot do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.
Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 6 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin, Krujë dhe Fier. Pjesa tjetër e bashkive të gjelbra janë me rregulla të reja, aktualisht lejohet lëvizja deri në 21:00. Ndërkohë që nga e hëna nuk do të ketë më fasha orari në zonat e gjelbra. Edi Rama u shpreh dje se nga e hëna do të hapet gjithçka me përjashtim të transportit publik, aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese që do vijojnë të mbyllura.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se nëse do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, siç pati në dy ditët e fundit, do të shkohet në rimbyllje.
Burimi: Opinion.al