Italianët nisin udhëtimet

Që nga 3 qershori, italianët do të mund të lëvizin edhe jashtë kufijve. Dekreti është firmosur së fundmi nga qeveria italiane dhe lajmin e ka bërë me dije kryeministri Conte.

Advertisement

Në respektim të masave të sigurisë, çdo personi që do të udhëtojë jashtë do t’i matet temperatura në pikat kufitare. Kjo e hënë shënon edhe hapjen e dyqaneve, parukerive, palestrave, plazheve etj. Edhe në Lombardi, që është zona më e prekur nga koronavirusi, bizneset do të rinisin punën.

Sipas protokolleve të OBSH, kudo do të respektohet distanca prej 1 metër. Gjithashtu, kusht është edhe mbajtja e maskave kudo që do të lëvizin qytetarët. Italia ishte një nga tre vendet më të prekura nga koronavirusi. Data 4 maj shënoi hapjen e disa industrive kryesore në Itali, pas një kohe të gjatë izolimi. /News31.al

Burimi: BalkanWeb