Fundi mund të jetë i afërt…

Fundi mund të jetë i afërt. Mariah Crey dhe komediani Nick Cannon po mendojnë për ndarjen dhe janë duke jetuar në shtëpi të ndryshme. Çifti është duke u ndarë pas 6 vitesh martesë. “Ai nuk ka qëndruar në shtëpinë e përbashkët. Është duke jetuar nëpër hotele. Janë duke u zënë shumë kohët e fundit”,- ka thënë një burim për Page Six. Një tjetër burim ka pohuar se Mariah dyshonte se Nick e tradhëtonte, ndaj kur ky i fundit organizoi festa në pishinë në Las Vegas, këngëtarja i dërgoi një roje sigurie për t’a ruajtur . “Roja nuk ishte aty për t’i mbajtur larg vajzat nga Nick, por e kundërta Nick-un nga vajzat. Carey nuk donte që i shoqi të pinte nëpër festat e tij në Vegas, sepse futej në telashe kur pinte”,- ka rrëfyer burimi.

Kur u martuan në fillim të gjithë ngritën vetullat për shkak të diferencës 12 vjeçare në moshë. U bënë prindër të binjakëve Moroccan Scott dhe Monroe më 2010-ën. Zakonisht kanë qenë aktivë nëpër mediat sociale, por prej muajsh nuk janë fotografuar më së bashku. Mariah nuk e ka futur bashkëshortin e saj në timeline-in e saj që prej qershorit. Thuhet se çifti do të publikonte ndarjen zyrtarisht dhe Cannon ka qëndruar në shtëpinë e gjyshërve. Në korrik nxorrën në shitje edhe shtëpinë e tyre 13 milion dollarëshe në Bel Air. Paçka zërave për ndarjen Cannon është shfaqur i buzëqeshur të hënën mbrëma në Tao Downtown, në festën e ditëlindjes së Sujit Kundu, themeluesi i SKAM ARTIST, kompani menaxhimi DJ-sh.

Advertisement