Frikë për Josh Hartnett

Aktori është shtruar me urgjencë në spitalin Cedars-Sinai Medical Center të Beverly Hills si pasojë e shqetësimeve të mëdha gastrointestinale. Lajmin e ka bërë të ditur Susan Patricola, agjentja e aktorit. Kjo nuk është hera e parë që ndodh. Vitin e kaluar aktori ka vuajtur nga i njëjti problem gjatë realizimit të filmit “Rain Man” në Londër. Për momentin Josh është nën vëzhgimin e mjekëve.

Advertisement