Frikë e madhe për Elseid Hysajn dhe vjehrrin e tij: mbrojtësit të Lazios dhe vjehrrit iu desh të shpëtonin nga Ferrari i djegur plotësisht (në pronësi të lojtarit), për fat të mirë pa pësuar asnjë pasojë fizike.
Sipas asaj që shkruan Il Messaggero, Hysaj dhe vjehrri i tij kanë mbetur të bllokuar në makinën e djegur, me gruan e Hysajt jashtë në pamundësi për të ndihmuar të dy të dilnin. Më pas situata u zgjidh dhe protagonistët arritën të arratiseshin nga makina ( me vlerë 160 mijë euro ), e cila ishte djegur ndërkohë.
Gazeta romake flet për një defekt të mundshëm të prodhimit të Ferrarit, të blerë së fundmi, duke raportuar fjalët e vetë Hysajt: “Makina u përfshi papritur nga flakët, për fat të mirë nuk u lënduam, i shpëtuam rrezikut. Problem fabrike? Po, është e vërtetë “.