Françeska Jaçe ishte një prej vajzave që i bëri të gjithë të flasin për linjat e saj në kohën kur ishte konkurrente në Big Brother.

Modelja ka festuar ditëlindjen e saj mes miqsh. Një festë private plot luks dhe dhurata të bukura. Të ftuar kanë qenë një sërë personazhesh të njohur, ku ndër të tjerë përmendim Olti Currin, Encën, Zajmina Vasjarin. Një arredim me pesë yje i tavolinës së mbrëmjes dhe dhurata pa fund si trëndafila të bukur dhe të shumtë për Françeskën, e cila shkëlqente më veshjen e saj, duke nxjerrë në pah asetet super sexy.

Advertisement

Nuk mund të mungonte në këtë festë dhe mikja e saj më e mirë, Zaimina Vasjari, e cila edhe pse është në prag të lindjes së vajzës së parë ngjante mahnitëse me fustanin e bardhë ngjitur pas trupi. Pak ditë më parë Zai organizoi Baby Showerin për Khloen e saj.