France – Nato te percaktoje fillimin e terheqjes se trupave

Ministri francez i Mbrojtjes propozoi sot që NATO të përcaktojë një datë për fillimin e tërheqjes së trupave nga Afganistani, pasi Aleanca perëndimore të ketë përcaktuar një strategji për vendin e shkatërruar nga lufta. Ministri i Mbrojtjes Herve Morin, i cili ndodhet për një vizitë në Washington për bisedime me zyrtarë të lartë amerikanë, deklaroi se NATO duhet të përcaktojë afate të veçanta për arritjen e objektivave lidhur me qeverisjen dhe sigurinë e Afganistanit.

Advertisement