Greqi – Sulmohet treni me bomba molotov

Një grup të rinjsh me maska dogji sot në mëngjes me shishe me lëndë djegëse nëntë vagonë të një treni në periferi në një stacion treni në veri të Athinës, njoftoi policia. Rreth 20 të rinj të maskuar u kërkuan pasagjerëve të trenit të periferisë të largoheshin nga vagonët përpara se të hidhnin atje bomba molotov, shtoi një zëdhënës i kompanisë së hekurudhës “Athens-Piraeus Electric Railways”. Sipas policisë, tetë vagonë janë shkatërruar plotësisht dhe stacioni i trenit ka pësuar dëme.

Advertisement