Aktorja dhe modelja Marylin Monroe është cilësuar si seks simboli botëror i viteve ’50.

Dhe pse kanë kaluar mbi 50 vjet nga vdekja e saj, ylli hollivudian vazhdon të mbetet simboli i bukurisë natyrale dhe mbi të gjitha vazhdon të bëjë kompani të ndryshme të fitojnë të ardhura të majme me fotot dhe videot e saj.

Advertisement

Kompania “Heritage Auction” ka vendosur të nxjerrë në ankand 12 foto intime të Marylin duke nisur nga 26 mijë dollarë.

Fotot intime të bjondes më të bukur të të gjitha kohërave, janë realizuar për ditëlindjen  e saj, teksa shijonte pishinën nudo.

Në ankandin e kompanisë “Heritage Auction” veç saj pritet të shiten dhe disa foto të The Beatles, Frank Sinatras dhe Muhammad Ali-së në disa foto të tjera të rralla, të cilat të gjitha së bashku pritet të kapin shifrën e 120 mijë dollarëve.