Pas fustanit që shkaktoi debat edhe mes Kim Kardashian e Taylor Swift për ngjyrat e tij, si dhe xhaketës “Adidas” për shkak të kombinimeve të ndryshme të ngjyrave që njerëzit shikonin, një tjetër iluzion optik do t’ju fiksojë edhe më tepër. Nuk do t’u zini besë syve tuaj dhe kjo foto është një dëshmi e qartë se gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken. Bëhet fjalë për një peizazh çlodhës për sytë, një skenë e bukur e një liqeni krahas maleve. Por a është vërtet kështu? Nëse do të përqendroheni dhe më tepër do të shihni se nuk bëhet fjalë për peizazhin e një liqeni. Në fakt, është vetëm një mur betoni, i rrethuar nga një anë me shkurre. Kjo dëshmon se perceptimet tona mund të jenë shumë të ndryshme.