Kanë kaluar plot 4 muaj që nga koha kur Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë vogëlushen e saj, Khloe.
Këtë e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka shkruar: “E ëmbla ime Khloe është 4 muajshe sot. Dhe po, ne qeshim gjithë ditën me mamin!”
Zaimina kujdeset që fytyrën e vogëlushes të mos ta ekspozojë plotësisht në rrjetet sociale edhe pse nuk i kursen disa momente të veçanta për fansat.