Fansat e Kylie Jenner janë cuditur pas postimeve të saj më të fundit në Snapchat dhe Instagram ku qartazi dallohet se gjoksi i saj është më i madh.
Ata menjëherë kanë nisur postimet ku shprehen se 19-vjecarja mund të ketë bërë një operacion për zmadhimin e gjoksit.
“E kam unë fajin, apo gjoksi i Kylie-t është rritur papritur me tre masa?”
“Betohem se Kylie ka zmadhuar gjoksin. I duket gjigand”, ka shkruar një fans tjetër.
Por vetë Kylie e ka mohuar këtë përmes Tëitter-it.
“Thjesht është ajo kohë e muajit”, ka shkruar ajo duke nënkuptuar se kjo është thjesht një fryrje e momentit.
Kylie ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë operacion gjoksin dhe se shumë shpejt do i shfryhet.
Të martën ajo kishte kërkuar falje sepse nuk ka qënë shumë e pranishme në rrjete sociale pasi ishte helmuar nga ushqimi dhe kishte qënë tek mjeku.
Por edhe lidhur me këtë një fans tjetër ka shkruar: “Sa inat kam kur helmohem nga ushqimi dhe të nesërmen zgjohem me gjoks të zmadhuar.”