Me siguri të gjithë e keni vënë re mungesën e moderatores bukuroshe, Floriana Garos në emisionin që ajo drejtonte, “Jo vetëm modë”.
Ajo vendosi të largohej në Zvicër për t’i qëndruar pranë të fejuarit, dhe vendin e saj e zuri një tjetër bukuroshe, Nevina Shtylla. Pas largimit Floriana nuk u shfaq më në ekran, duke mos dhënë shumë informacione se si po shkon jeta e saj e re.
Megjithatë ajo ka qenë e ftuar në “Wake Up” ku ka folur për të rejat në jetën e saj. Moderatorja konfirmoi dhe njëherë shtatzëninë dhe tha se është në pritje të një vajze. Ajo gjithashtu u shpreh se së shpejti do të kryej edhe ceremoninë e fejesës, për të kaluar më pas në celebrimin në martesë.
Por, emisioni i ka rezervuar asaj një surprizë, nga linja e telefonit nga vjehrra e saj, Lumturie Ratkoceri.
“E dashur po bëhen 2 vjet që jemi takuar, të falenderoj për gëzimin e lumturinë që solle në familjen tonë. Për ngrohtësinë dhe dashurinë që i jep tim biri”, u shpreh Lumturie Ratkoceri, e cila më pas theksoi se në të ardhmen, do të jetë pikërisht Floriana të cilën e konsideron si vajzën e saj, që do të jetë njeriu më i afërt i djalit të saj.