Floriana Garo ndahet nga i fejuari

Bukuroshja e ekranit Floriana Garo mësohet se është ndarë nga i fejuari i saj.

Burime të afërta të çiftit konfirmojnë se pas një krize të kaluar në muajt e fundit, ata kanë vendosur të ndahen. Kështu ka marrë fund dashuria dhe fejesa rreth 5 vjeçare e prezantueses së “Klan” me djalin e biznesmenes së njohur Shefikat Ngjela.

Advertisement

Floriana asnjëhërë nuk është treguar e rezervuar në lidhje me dashurinë e saj. Ajo ka rrëfyer gjithmonë me dëshirë detaje nga një dashuri e madhe, për hir të së cilës ajo braktisi Amerikën dhe vendosi të jetonte në Tiranë, pranë Tedit. Ata kanë jetuar në një shtëpi, janë shfaqur gjithmonë përdore në daljet publike, kanë ndarë me ndjekësit e shumtë udhëtimet e bukura nëpër botë, flisnin shpesh për martesë dhe për fëmijë.

Floriana dhe Tedi janë konsideruar si nja nga çiftet më të konsoliduar në radhët e të njohurve. Nuk dihen ende arsyet që çuan në ndarje por duke parë historinë që ata i lidh, nuk do të ishte çudi që kjo të jetë edhe një ndarje momentale e së shpejti t’i shohim sërish pranë njëri- tjetrit.