Kush do e prezantojë Festivalin e Këngës në RTSH

Arkiv

Një muaj para fillimit të eventit më të rëndësishëm muzikor në Shqipëri, dalin edhe detajet e para rreth tij.

Pasi mësuam pak javë më parë se Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të drejtohet artistikisht nga kantautori Elton Deda, tani po zbulojmë se kush e drejton atë në skenë.

Advertisement

Prezantimi i festivalit të sivjetshëm i është besuar Pandi Laços. Mirëpo ai nuk do të jetë i vetëm. Sic e do tradita, Pandi do të ketë edhe dy partenere në moderim, njëra bionde e tjetra brune, njëra nga Tirana e tjetra nga Prishtina.

Do të jetë Blerta Tafani, aktualisht moderatore në TVSH që do të udhëheqë netët e Festivalit. Prezantuesja bionde është shfaqur në disa ekrane shqiptare për të ndaluar në fund tek televizioni publik. Ndërsa nga Prishtina në këtë edicion të 54-t të festivalit do të vijë Gresa Pallaska. Përveçse e bukur, ajo është aktore e talentuar në Kosovë. Gresa njihet për disa role në teatër si dhe pjesëmarrje në filma. Gjithashtu ajo ka punuar edhe si prezantuese në televizionet kosovare.