Moderatorja simpatike, Floriana Garo ka disa muaj që la Shqipërinë për Zvicrën për t’i qëndruar pranë të fejuarit të saj.
Nga Zvicra, Floriana ka sjell një lajm shumë të bukur lidhur me jetën e saj… për “Opinion.al” ajo ka njoftuar se është shtatzënë dhe po jeton momente lumturie. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, pasi moderatorja e “Jo vetëm modë” është në muajt e parë të shtatzënisë, por me siguri që në vijim do të kemi lajme të tjera mbi këtë pritje të ëmbël.
Duket qartazi se prioriteti i Florianës tashmë është familja, ndonëse fama që mori këtu do ta përndjekë edhe pse larg.
Me zor po presim ta shohim Florianën mami!