Floriana Garo bëhet nënë për herë të parë! Ja emri i veçantë që ka zgjedhur

Data 12 mars ishte një ditë e bekuar për moderatoren e njohur, Floriana Garon…

Ajo u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Adia. Ka qenë vetë moderatorja,e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ditë më parë ka ardhur në jetë vogëlushja e saj, Adia. Ajo që bie në sy është emri i veçantë që Floriana i ka vendosur vajzës, i cili në gjuhë të ndryshme merr kuptimin “dhuratë e çmuar”, “dhuratë e Zotit”.

Advertisement

“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!,”-shkruan Floriana në rrjete sociale.

Floriana prej kohësh jeton me bashkëshortin e saj Enis Daci në Gjenevë dhe së bashku janë fokusuar në fushën e menaxhimit të një biznesi.