Artistja i ka lyer flokët pak më të errëta për një rol në film, por edhe pse i ka shijuar shumë ngjyra bojëkafe është duke u rikthyer sërish në bjonde, pasi e ka shumë të vështirë të bëjë make up-in. “Mendoj se pjesa më e madhe e njerëzve më mendojnë si bjonde, por së fundmi kisha një rol në një film francez dhe regjizori i donte flokët e mi më të errët. Është shumë argëtuese të ndryshosh flokët, por gradualisht do të rikthehem bjonde. E kisha shumë të vështirë të bëja tualet me flokët më të errët. Më dukej sikur ngjaja më mirë pa make up fare”,- ka thënë Kylie. Po juve si ju pëlqen Kylie bjonde, apo me flokë të errëta? Ne n’a duket sikur po t’i errësojë flokët do të bëhet njësoj si e motra Danii Minogue.